Rr. Don Bosko, Pll. Meld, Kati 2 | Nr Tel: 068 203 1116 | e-mail: info@juliankola-lawoffice.com

Julian Kola logo

SHËrBIMET TON

Stafi jonë është i specializuar dhe ofron shërbimet e mëposhtme.

  • E Drejte Penale

    Ofrojmë përfaqësimin e individëve dhe personave juridikë për kundravajtje  penale dhe për krime;

    Përfaqësim ligjor  të të miturve që kryejnë kundravajtje penale ose krime ;

    Përfaqësim ligjor për njohjen e vendimeve penale të huaja;

    Përfaqësim ligjor për ndjekjen e procedurave të ekstradimit  brënda dhe jashtë vëndit.

  • E Drejte Civile

    Ofrojmë përfaqësim ligjor për cështje pronësië;

    Përfaqësim ligjor për raste të trashëgimisë ligjore  dhe testamentare;

    Mbrojtje të të  drejtave  të  trashëgimtarëve ligjorë  dhe testamentarë;

    Përfaqësim ligjor për rastet e dëmit  kontraktor dhe jashtëkontraktor  ( aksidente  në punë, aksidente rrugore,dëme të ardhura nga shkarkesa elektrike etj);

    Hartim kontratash qiraje, franchising, shkëmbimi ,enfiteoze etj , dhe këshillim ligjor gjatë  nënshkrimit  të kontratave të ndryshme noteriale ;

    Përfaqësim dhe regjistrim juridik  të  OJF, Fondacione , Shoqata etj.

  • E Drejt Tregtare


    Përfaqësim dhe këshillim ligjor për personin fizik, për shoqëritë me përgjegjësi të  kufizuar  , shoqëri aksionare;

    Ndjekjen e procedurave për regjistrimin pranë QKB,Tatime , Bashkisë dhe në Gjykatë;

    Hartim statuti , akt  themelimi si dhe çdo  dokumenti tjetër të nevojshëm për procedurën  e regjistrimit  dhe ç’regjistrimin .

    Përfaqësim dhe këshillim ligjor për ndarjen  dhe bashkimin e shoqërive tregtare.

    Përfaqësim dhe këshillim ligjor për ndjekjen e procedurave të falimentit.

  • E Drejte e Pronesise Industriale

    Përfaqësim dhe këshillim ligjor për të drejtat që rrjedhin nga pronësia intelektuale si:

    Pronësia industriale;

    Pronësia intelektuale;

    E drejta e  autorit .

    Ndjekjen e procedurave për regjistrimin e markave , pantentës , dizajnit industrial, shenjës gjeografike, shpikjes etj.

  • E Drejte Administrative

    Zgjidhjen e martesës dhe pasojave ligjore  të  saj ( detyrim për ushqim ,të drejtën për ushtrimin e përgjegjësisë prindërore, regjimin pasuror etj);

    Kujdestaria ( për të miturit , për personat  që u  është  hequr ose kufizuar  zotësia  për të  vepruar);

    Njohjen dhe kundërshtimin e atësisë dhe mëmësisië;

    Birësimin.

  • E Drejte e Punes

    Këshillim ligjor  për lidhjen e  kontratës së punës ;

    Përfaqësim ligjor  për zgjidhjen e kontratës idividuale të punës ( me afat  të  caktuar dhe pa afat);

    Përfaqësim ligjor për zgjidhjene  kontratës kolektive;

    Përfaqësim dhe këshillim ligjor për kontrata  e  grupit , agjentit  tregtar( komisionerit), transferimit  të  ndërmarrjes.