SHERBIMET TONA
Julian Kola Law Office, ofron konsulencë juridike dhe përfaqësim ligjor, duke i përfaqësuar klientët e saj në çështje me juridiksion kombëtar dhe ndërkombëtar, në të gjitha shkallët e gjykimit. Përfaqësimi ligjor dhe mbrojtja gjyqësore është një nga pikat esenciale të fushës së veprimtarisë së kësaj studioje.
Stafi jonë është i specializuar dhe ofron shërbimet e mëposhtme.
E Drejte Penale
- Ofrojmë përfaqësimin e individëve dhe personave juridikë për kundravajtje penale dhe për krime;
- Përfaqësim ligjor të të miturve që kryejnë kundravajtje penale ose krime ;
- Përfaqësim ligjor për njohjen e vendimeve penale të huaja;
- Përfaqësim ligjor për ndjekjen e procedurave të ekstradimit brënda dhe jashtë vëndit.
E Drejte
Civile
- Ofrojmë përfaqësim ligjor për cështje pronësië;
- Përfaqësim ligjor për raste të trashëgimisë ligjore dhe testamentare;
- Mbrojtje të të drejtave të trashëgimtarëve ligjorë dhe testamentarë;
- Përfaqësim ligjor për rastet e dëmit kontraktor dhe jashtëkontraktor ( aksidente në punë, aksidente rrugore,dëme të ardhura nga shkarkesa elektrike etj);
- Hartim kontratash qiraje, franchising, shkëmbimi ,enfiteoze etj , dhe këshillim ligjor gjatë nënshkrimit të kontratave të ndryshme noteriale ;
- Përfaqësim dhe regjistrim juridik të OJF, Fondacione , Shoqata etj.
E Drejte
Tregëtare
- Përfaqësim dhe këshillim ligjor për personin fizik, për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar , shoqëri aksionare;
- Ndjekjen e procedurave për regjistrimin pranë QKB,Tatime , Bashkisë dhe në Gjykatë;
- Hartim statuti , akt themelimi si dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm për procedurën e regjistrimit dhe ç’regjistrimin .
- Përfaqësim dhe këshillim ligjor për ndarjen dhe bashkimin e shoqërive tregtare.
- Përfaqësim dhe këshillim ligjor për ndjekjen e procedurave të falimentit.